Fotolajmi

“Apple” prin në mesin 100 kompanive më të mëdha në botë

Dy vjetët e fundit kanë qenë të arta për korporatat e mëdha, sidomos për kompanitë e teknologjisë. Bëhet fjalë për të ardhurat në rritje të fitimit dhe të kapitalizmit të tregut, në nivele rekorde. Për të ilustruar përmasat e 100 kompanive më të mëdha në botë, “Visual Capitalist” ka paraqitur në një formë të thjeshtuar – balona që tregojnë madhësinë e të ardhurave (rrethi i jashtëm) dhe fitimit (rrethit të brendshëm).

Është e qartë se makina gjigande amerikane e teknologjisë “Apple” prin në këtë listë. “Apple” nuk mund të jetë më e madhe për shkak të të ardhurave të kompanisë, por fitimi i saj është mbresëlënëse. Në vitin 2016 kompania ka fituar 45 miliardë, e cila është më shumë se të ardhurat e gjigantëve, si Coca-Cola (41.5 miliard $) ose Facebook (27.6 miliardë). “Apple” ka një diferencë në fitim 21%, e cila është mbi mesataren e të tjerëve.

Në fakt, vetëm bankat e mëdha kineze, si ICBC dhe Banka Bujqësore në Kinë, fitimet i kanë të afërta me kompaninë e teknologjisë amerikane.