Autotech

Apple së shpejti vjen me brezin e ri të iPhone SE

Mediat amerikane raportojnë se këtë vit iPhone i parë i ri do të jetë brez i dytë i modelit iPhone SE.

Telefoni supozohet të zëvendësojë modelin aktual të iPhone SE, i cili është pothuajse duke dështuar, pasi që hardueri është mjaft i vjetërsuar.

iPhone i ri besohet se do të ruajë të njëjtin dizajn kompakt si paraardhësi i tij, por do të ketë paketim më të mirë të pajisjeve, duke përfshirë edhe procesorin A10 që gjithashtu fuqizon modelet e iPhone 7 të Apple, përcjell albinfo.ch.

Gjithashtu, raportohet se telefoni pritet të vijë me mbështetjen e integruar të ngarkimit pa tel. Apple, përmes këtij telefoni, mund të sjellë edhe mbushjen pa tel.