Autotech

Apple thotë se iPhone 8 dhe X kanë sisteme që rregullojnë problemet me bateri

iPhone 8, 8 Plus dhe X nuk do të ngadalësohen sikur pararendësit në mënyrë që bateritë e tyre të shmangin fikje të papritura – së paku në mënyrën e njëjtë siç ishte tek iPhone 6, 6S, 7 dhe SE.

Në një letër të publikuar së fundmi, Apple shton se këta telefona kanë “përditësime harduerike” që u mundësojnë menaxhim më të mirë të performancës.

“iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X kanë përditësime harduerike që u mundësojnë sistem menaxhues më të avancuar të performancës i cili i mundëson sistemit operativ të parashikojë dhe të shmangë fikjet e papritura”, ka thënë Apple, transmeton Albinfo.ch.

Pak kohë më parë, Apple pranoi publikisht se i ngadalësonte qëllimisht telefonat në mënyrë që të limitojë problemet me bateri. Kjo, megjithatë, sipas përdoruesve, ishte bërë me qëllim që të detyroheshin të kalonin në pajisje më të reja dhe më të shtrenjta.