Sport

Arabia Saudite lejon gratë të hyjnë në stadiume

“King Fahd Stadium”, “King Abdullah Stadium” dhe “Prince Mohammed bin Fahd in Dammam”, janë stadiumet ku gratë do të lejohen të shikojnë sport

Në Arabinë Saudite ka ardhur një ndryshim i madh, madje edhe historik. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ky vend ka marr vendim që edhe femrat të lejohen në stadium, që nuk kishte ndodhur më parë, përcjell albinfo.ch.

Vendimi i ri do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm, ku femrat për herë të parë do të kenë mundësinë të ndjekin ekipet e tyre të preferuara, por edhe Kombëtaren.

Në ndeshjet e kaluara nuk ishin lejuar gratë vendase, kurse ato mysafire po. Kjo shkaktoi shumë reagime se po shkelën të drejtat e njeriut, dhe tashmë ka ardhur përgjigja zyrtare.

Kohë më parë ishte marrë vendimi që gratë kanë drejt të marrin lejen e vozitjes, gjithashtu një vendim historik për këtë vend, që u përshëndet nga mbarë bota.

“King Fahd Stadium”, “King Abdullah Stadium” dhe “Prince Mohammed bin Fahd in Dammam”, janë stadiumet ku gratë do të lejohen të shikojnë sport.