Kultura

Arben Zharku, në jurinë e Festivalit të Filmit në Munih

Për pjesëmarrje kanë konkurruar 81 shkolla filmi nga 41 vende të botës. ndërsa numri i filmave që kanë konkurruar është mbi 280 sish

Në Munih, nga 13 deri më 19 nëntor mbahet Festivali i 31-të me radhë i filmave të regjisorëve të rinj, respektivisht studentëve të regjisë. Festivalin e organizon Shkolla Ndërkombëtare e Filmit në Munih e cila synon që të sjellë në këtë qytet filmat më të mirë të studentëve, të prodhuar gjatë një viti, shkruan kino-zeit.de

Sipas udhëheqëses së festivalit, Diana Iljine, kanë konkurruar për pjesëmarrje 81 shkolla filmi nga 41 vende të botës. ndërsa numri i filmave që kanë konkurruar është mbi 280 sish. Ajo shton se jo vetëm sasia, ehde cilësia e filmave që kanë ardhur është e jashtëzakonshme.

Për këtë arsye, juria e festivalit do të ketë një punë të rëndë për të bërë përzgjedhjen e filmave për pjesëmarrje. Para kësaj sfide gjendet edhe producenti, aktori dhe drejtori i festivali “Skena Up” nga Prishtina, Arben Zharku, i cili është njëri nga tre anëtarët e jurisë.

Krahas tij në jurinë e cila do të zgjedhë vetëm një nga gjashtë filmat, janë edhe kuratorja e iFestivalit, Myriam Alexowitz nga Këlni dhe redaktorja e televizionit Arte Katja Ferwanger nga Munihu.

Me çmimet që arrijnë mbi 40.000 euro, ky festival bën pjesë ndër festivalet më të avancuar të filmave të studentëve.