Kultura

Ardian Bujupi dhe Zazou sërish së bashku

Në spektaklin talent shou “DSDS 2011”, Ardian Bujupi dhe këngëtarja zvicerane, Zazou patën arritur të hynë nëmesin e top 10 finalistëve. Zazou zuri vendin e gjashtë, ndërsa Ardiani arriti në gjysmë finale duke fituar vendin e tretë. Që nga atëherë të dy këngëtarët kanë realizuar projekte të ndryshme muzikore.

Tani ish kandidatët e “DSDS” po i gëzohen rikthimit të tyre me një projekt të përbashkët. “2005” është kënga e cila sapo ka dalë në youtube. Kjo këngë është pjesë e albumit të fundit “ARDICTED” të Ardian Bujupit. Në këtë video Zazou merr pjesë vetëm në rolin e të dashurës së Ardianit, por nuk këndon.

“Për fansat e dyshes, klipi është shumë i bukur”, shkruan revista gjermane Intouch, përcjell “albinfo.ch”.

Ndryshe, gjatë kohës kur Zazou dhe Ardiani ishin së bashku në DSDS, ata patën tëhequr vëmendjen e medieve për shkak të një afere mes tyre. Kush e di, ndoshta ndjenjat e vjetra janë ringjallur sërish.