Kultura

Ardian Bujupi në garë për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision

Ylli shqiptar me famë evropiane, Ardian Bujupi, do të konkurrojë në edicionin e 51-të të Festivalit të Këngës në Tiranë për çmimin e madh – përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision Song Contest.

Mediat në Kosovë e kanë vlerësuat si njërin prej opsioneve më të mira, pasi që Ardian Bujupi posedon të gjitha kualitetet për ta fituar spektaklin e madh evropian. Radiotelevizioni shqiptar (TVSH), ka publikuar listën e këngëtarëve që do të garojnë në edicionin e 51-të të Festivalit të Këngës për çmimin e madh – përfaqësimin në Eurovision Song Contest.

Do të jenë 26 artistë ata që do të garojnë për çmimin e madh, ndërsa për dallim nga viti i kaluar kur nga Kosova konkurroi vetëm Rona, këtë vit do të jenë pesë artistë ata që do të tentojnë ta fitojnë çmimin.

Po ashtu është Vesa Luma, grupi NA, Valon Shehu dhe Flaka Krelani që do të jenë pjesë e kësaj gare.

Rona Nishliu ishte pjesëmarrësja e kaluar në Eurovision, ku deri tani u arrit suksesi më i madh për muzikën shqiptare në festivalin evropian.