Integrimi

Ardian Gjeloshi, referon në Universitetin e Cyrihut mbi tregun e patundshmërive

Referati që ka zgjatur 45 minuta është realizuar në kuadrin e serisë së ligjëratave të lëndës studimore “Real Estate Finance”, e cila gjatë këtij semestri ofrohet nën drejtimin e dr. Jürg Syz dhe Dr. Marco Salvi

 

Presidenti i bordit të drejtorëve të kompanisë “crowdhouse” nga Cyrihu,Ardian Gjeloshi ka referuar në Universitetin e Cyrihut lidhur me tregun e patundshmërive në Zvicër

Sa dinamik është tregu zviceran i patundshmërive? Cilat janë vështirësitë dhe cilat probleme provon crowdhouse t`i zgjidhë? Po ashtu: kush ka mundësi përgjithësisht të investojë sot në Zvicër në patundshmëri? Ardian Gjeloshi, president i bordit të drejtorëve të kompanisë “crowdhouse”, ka ligjëruar më 22 maj në Universitetin e Cyrihut për këto dhe çështje tjera., shkruan albinfo.ch, duke iu referuar faqes së internetit të kompanisë së përmendur.

Referati që ka zgjatur 45 minuta është realizuar në kuadrin e serisë së ligjëratave të lëndës studimore “Real Estate Finance”, e cila gjatë këtij semestri ofrohet nën drejtimin e dr. Jürg Syz dhe Dr. Marco Salvi.

Ardian Gjeloshi, në faqen e internetit të kompanisë që udhëheq, sqaron arsyet që e kanë shtyrë të pranojë ofertën e dy docentëve të përmendur.

“Tregu zviceran i patundshmërive sot është edhe më tutje domen i investuesve institucionalë. Pikërisht në këtë fushë nuk është aq e thjeshtë të fitohen njohuri praktike. Me crowdhouese, ne duam që tregut të patundshmërive t`ia japim një shkëlqim të ri me inovacionet teknike dhe modelet e reja, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye jam ndier shumë i kënaqur që këtë temë ta reflektoj nga perspektiva ime prej ndërmarrësi para një publiku të ri dhe të interesuar.

Ardian Gjeloshi është specialist i degës së re të ekonomisë në Zvicër “fintech” (teknologji financiare). Muaj më parë ai dhe kompania që drejton ka ndarë çmimin e parë në Zvicër, të ndarë në kuadër të konferencës “Fintech2017 – Drivers of Change”.