Kultura

Ardiani me BMW të fortë dhe me zë të mrekullueshëm

Ai nget veturën e tij „BMW“ me ngjyrë të argjendtë dhe pantallonat e tij të gjera, e bëjnë që të duket bukur. Asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja se do të bëhet yll gjerman, kur Ardian Bujupi (19-vjeçar) ishte paraqitur për shoun e madh „Gjermania kërkon super yllin“ (DSDS).

Me pamje mesdhetare, ai rrëfen se është me prejardhje nga Kosova dhe nga anëtari i jurisë Dieter Bohlen ka marrë pikë negative për shkak të njohjes së dobët të gramatikës gjermane gjatë këndimit të këngës së tij. Por, zëri i tij jashzakonisht i ëmbël, më në fund e bëri për vete jurinë e spektaklit.

Ardiani është përplot ndjenja dhe ndonjëherë i mbyllë sytë gjatë këndimit, duke u thelluar edhe më shumë në interpretimin e këngës. Për këtë entuziazëm të tij, juria e shpërbleu me një „PO“ të menjëhershme dhe bindëse. Fillimisht, Dieter Bohlen mori frymë thellë dhe solli vendimin: „Ishte senzacionale. Ju ishit ndër të paktët që kënduat si duhet.

Vërtetë na disponuat“, ka deklaruar anëtari i jurisë. Mbetet të shohim nëse Ardiani do të shkojë pas gjurmëve të Edita Abdiut, e cila krijoi një famë të madhe tek opinioni gjerman.