Të tjera
Ardita Statovci vjen me koncert në Zvicër
Pianistja kosovare gjatë janarit do të ketë disa paraqitje koncertale, në mesin e tyre edhe një në Zvicër.
Pas katër koncerteve që do t’i mbajë para audiencës austriake, pianistja kosovare me namë botërore do të vijë me një koncert në fund të janarit edhe në La Chaux-de-Fonds të Zvicrës.
Pjesë e programit të Statovcit në këto koncerte janë vepra të kompozitorëve të njohur botërorë të mizikës klasike.
Në turneun që e nis në Vjenë të Austrisë, pianisten kosovare do ta shoqërojë pianistja zvicerane, Haering Schmid.
Njëri prej katër koncerteve do të incizohet nga kanali kryesor austriak “ORF’ dhe do të transmetohet në radiostacionin “ORF/Ö1”.
Koncerti i parë do të mbahet javën e ardhshme, ndërsa turneu mbyllet më 28 janar në La Chaux-de-Fonds :http://musiquecdf.ch/
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit28 Janar 2016
- Ora20:15
- LokacioniLa Chaux-de-Fonds
- Data e përfundimit24 Prill 2024 - 8:30
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe