Kosova

Arifi: Ideja e Serbisë për kontrollimin e Kosovës përmes asociacionit nuk do të ketë sukses

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, ka komentuar çështjen e asociacionit dhe poziten e Kosovës në këtë çështje.

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ideja e Serbisë që ta kontrollojë shtetësinë e Kosovës përmes Asociacionit të komunave serbe nuk do të ketë sukses.

“Kosova ka marrë obligim ndërkombëtarë për krijimin e asociacionit të komunave serbe si formë e avancimit të pozitēs së komunitetit serb në Kosovë”, ka shkruar Arifi.

Sipas Arifit, në këtë qëndrim Kosova vazhdon të kërkojë zgjidhje dhe ka koncenzus të mjaftueshëm në shoqërin e Kosovës për gjetjen e një zgjidhje gjithnjë duke ruajtur kushtetutshmërinë, tërësinë territoriale dhe funksionalitetin e shtetit, shkruan Albinfo.ch.

“Kosova kurrë nuk ka marrë obligim që të krijojë asociacion që do tē shërbejë si instrument i shtetit Serb për defunksionalizimin dhe kontrollimin e shtetit të Kosovës. Ideja që nëpërmjet asociacionit të depërtohet në funksionim të shtetit të Kosovës është perfide dhe nuk do të kaloj”, ka shkruar në fund ai.