Dimri në Kosovë, si në përralla

Arineta Mula, femra shqiptare që synon Everestin

Synimi i saj është maja më e lartë në botë, Everesti, që ka lartësi mbidetare prej 8 848 metra. Këtë qëllim synon ta përmbushë në vitin 2017

Alpinizmi është njëri nga sportet më të veçanta. Ky sport, sa atraktiv është edhe i rrezikshëm. Por, një femër shqiptare ka vendosur që të sfidojë edhe ligjet e natyrës, vetëm e vetëm që të realizojë ëndrrën e saj. Arineta Mula ka pushtuar shumë maje, kurse po përgatitet për atë kryesoren, Everestin, majën më të lartë në botë, 8,848 metra. Në një rrëfim për albinfo.ch Arineta, e cila gjithashtu merr pjesë edhe në shumë gara të atletikës, tregon për vështirësitë që i ka një femër të merret me këtë sport, për pasionin e saj, për lartësitë që i ka pushtuar deri më tani, dhe sigurisht, për qëllimin kryesor, pushtimin e Everestit.

Albinfo.ch: Si filluat të merreni me alpinizëm?

Arineta Mula: Gjithmonë e kam pasur një ndjenjë të veçante për natyrën, kohë të gjatë jam marrë me aktivitete sportive, por jo me bjeshkatarinë. Gjithçka filloi për të mos u ndalur më, para 3 viteve kur me një mike bëmë ecjen e parë bjeshkatare. Ndjenja e jashtëzakonshme që më përcolli gjatë ecjes e deri në përfundim më bëri që të mos ndalem asnjëherë.

arineta mula

Cilat janë të veçantat e këtij sporti?

Bjeshkataria dhe të gjitha sportet tjera janë aktivitete fizike në forma të ndryshme, por të cilat ndryshojnë varësisht prej dobive që kemi nga to. Andaj dallimi mes sporteve të tjera dhe bjeshkatarisë qëndron këtu tek benefitet që i marrim nga ky aktivitet. Kur fillon të ecësh ti bëhesh një me natyrën, gjatë ecjes ke pamje të jashtëzakonshme, duke mos i lënë anash të mirat shëndetësore siç janë: shtimi i rruazave të kuqe të gjakut, qarkullimi më i mirë i gjaku, lirimi nga depresioni etj. Një dobi tjetër mjaft e rëndësishme është edhe socializimi, takimi me njerëz të ndryshëm që e bën edhe më interesant dhe më atraktiv.

Sa është e vështirë që një femër të pushtojë kaq shume maje të botës?

Pas suksesit të secilit qëndron një arsye dhe një iniciativë e dikujt. Unë e falënderoj Klubin Alpin Prishtina i cili mori iniciativën për përfshirje të femrave në ekspedita jashtë vendit, e që e para ishte Mount Blanc 4810m, si maja më e lartë e Evropës. Kjo më ka hapur derën që të mos ndalem dhe të përmbush me sukses maje të tjera si Triglav në Slloveni, Musala ne Bullgari, Kilimanjaro Tanzani dhe Matterhorn në Zvicër.

Cila ka qenë maja më e vështirë deri më tani dhe cila më e veçanta?

Matterhorn-femra e parë dhe e vetme shqiptare që ngjiti këtë bjeshkë. Për mua e vështira dhe e veçanta janë në një vijë. Andaj për mua e vështirë, e veçantë dhe e jashtëzakonshme, ishte ngjitja në Matterhorn në korrik të këtij viti, të cilën ngjitje e kemi bërë bashkë me Liburn Aliun, një sportist e dashamirës i natyrës i jashtëzakonshëm. Matterhorn njihet si një ndër majat më të rrezikshme në botë. Këtu duhet te kesh një përgatitje të fortë si fizike, por edhe mentale, kërkohet ngjitje e shpejt dhe përqendrim. Rreziku qëndron në rënie të gurëve, rrëshqitje, për shkak se ka lartësinë 4478m fillon edhe lodhja e organizmit. Është e mahnitshme pamja që ke kur ngjitesh në maje dhe më sfiduese është edhe zbritja për shkak të pjerrtësisë që ka kjo bjeshkë. Sa i preket Kilimanjaros, majës më të lartë në Afrikë 5895m, këtu duhet ngjitur me ‘guida’ të vendit të cilët të japin një ndjenje të veçantë pasi që nuk ke për të pushtuar vetëm bjeshkën, por kalon përmes zakoneve, kulturës së një bote tjetër me këta njerëz që i ke afër përgjatë rrugëtimit të cilët janë shumë pozitiv dhe motivues.

Cilat do të jenë sfidat për të pushtuar Everestin?

Everesti është një rrugëtim që Klubi Alpin Prishtina ka kohë që është duke punuar rreth kësaj ekspedite. Unë si femra e vetme shqiptare në këtë ekspeditë nuk e shoh veten si të vetme, por jam një me grupin. Të pushtosh bjeshkën të duhet një shpirt ekipor, e që këtë e kemi ndërtuar dhe kemi besim të plotë tek njëri-tjetri. Ekspedita e Everestit kërkon përgatitje fizike dhe mentale, të cilat ka kohë që i kemi filluar. Por, për të realizuar këtë objektiv na nevojitet edhe përkrahje financiare. Vendimi të shkosh në Everest, ku do të qëndrosh më shumë se dy muaj për të arrit majën është sakrificë dhe sfide, por që përkrahja e të gjithëve, dëshira ndaj bjeshkës dhe shpirti ekipor do ta lehtësojë rrugëtimin tonë.

arnieta mulaaa

Shqiptarja e parë që ka pushtuar majën Matterhorn të Zvicrës

Matterhorn-femra e parë dhe e vetme shqiptare që ngjiti këtë bjeshkë. Për mua e vështira dhe e veçanta janë në një vijë. Andaj për mua e vështirë, e veçantë dhe e jashtëzakonshme, ishte ngjitja në Matterhorn në korrik të këtij viti, të cilën ngjitje e kemi bërë bashkë me Liburn Aliun, një sportist e dashamirës i natyrës i jashtëzakonshëm. Matterhorn njihet si një ndër majat më të rrezikshme në botë. Këtu duhet te kesh një përgatitje të fortë si fizike, por edhe mentale, kërkohet ngjitje e shpejt dhe përqendrim. Rreziku qëndron në rënie të gurëve, rrëshqitje, për shkak se ka lartësinë 4478m fillon edhe lodhja e organizmit. Është e mahnitshme pamja që ke kur ngjitesh në maje dhe më sfiduese është edhe zbritja për shkak të pjerrtësisë që ka kjo bjeshkë.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/arineta-mula-femra-shqiptare-qe-synon-everestin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.