Integrimi

Arjeta Vataj, pjesë e stafit të lartë të kompanisë “Kodak Alaris”

“Me Arjeta Vatajn, Kodak Alaris ia ka dalë t`i sigurojë shërbimet e një eksperteje me përvojë të kësaj dege. Më parë ajo ka pasur poste të larta në Dicom/Kofax dhe Alos/Spihgraph në fushë të marketingut

Nga janari i këtij viti, Arjeta Vataj është pjesë e stafit të lartë për Austri dhe Zvicër  të kompanisë së njohur botërore të fotografisë, “Kodak Alaris”. Vataj bëhet kështu bashkëdrejtuese e sektorit për menaxhim të informacioneve në Austri dhe si “Account & Partner Manager për konsumatorët dhe partnerët, shkruan unternehmerheute.de.

“Me Arjeta Vatajn, Kodak Alaris ia ka dalë t`i sigurojë shërbimet e një eksperteje me përvojë të kësaj dege, transmeton albinfo.ch. Përmes posteve të saj të mëhershme në Dicom/Kofax dhe Alos/Spihgraph në fushë të marketingut, mbështetjes së partnerëve dhe të distribucionit, ajo është në mënyrë të përsosur e njohur me tregun e imazhit.

Së fundi, Vataj ka mbajtur postin e udhëheqëses së marketingut për Evropë të kompanisë së softuerit, Trimble/Plancal.

“Gëzohem me sfidën e re. Motoja ime është: Më mirë të fitohet në mënyrë digjitale se sa të humbet në atë analoge. Për shkak të kompleksitetit në ngritje të fushave të aplikimit të digjitalizimit, bashkëpunimi me partnerët tanë është me rëndësi qendrore, përcjell albinfo.ch. Vetëm përpunimi dhe aplikimi i bërë bashkërisht i strategjive dhe zgjidhjeve përkatëse realizon dobi optimale për ndërmarrjen.

Kodak Alaris është një kompani e madhe britanike e fushës së fotografisë, e cila është aktive në 34 vende të botës. Ajo ka 3000 punëtorë dhe një qarkullim prej mbi 1 miliardë dollarë ndërsa selinë e ka në Hempstead.

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/arjeta-vataj-pjese-e-stafit-te-larte-te-kompanise-kodak-alaris/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.

 Biografi e shkurtë:

  • Emri e mbiemriArjeta  Vataj
  • Prejardhja:Kosovë
  • Vendi ku vepron:Austri/Zvicër
  • Profesioni:Manaxhere