Bota

Arktiku i ngrohtë – “normalja e re”

"Arktiku po ndryshon më shpejtë se çdo herë në histori. Fshatrat po mbushen ujë, sidomos në Amerikën Veriore duke krijuar refugjatët e parë për shkak të klimës”

Moti i ngrohtë në Arktik është “normalja e re” dhe nuk ka shenja të kthimit në të ftohtë, sipas një raporti të Administratës Kombëtare për Oqeane dhe Atmosferë në SHBA.

Drejtori i administratës hulumtuese për Arktik, Jeremy Mathis, thotë se ky regjion i ka bërë shërbim të madh planetit – duke vepruar si frigorifer, shkruan BBC.

“Kemi lënë dyert e hapura të frigoriferit”, ka thënë ai në një konferencë të përvitshme të mbajtur në New Orleans, transmeton Albinfo.ch.

“Ajo që më alarmon është se po shohim që Arktiku po ndryshon më shpejtë se çdo herë në histori. Fshatrat po mbushen ujë, sidomos në Amerikën Veriore duke krijuar refugjatët e parë për shkak të klimës”, ka thënë ai. “Po ashtu po rritet niveli i detit sepse Arktiku po ngrohet më shpejtë se që ishte pritur një dekadë më herët”.

Shkencëtarët besojnë se është faktori njeri që është kontribuuesi më i madh në ngrohjen e shpejtë të arktikut.