Kosova

Arrestohen 12 të dyshuar për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës njofton se në  dy operacione policore në Mitrovicë kanë arrestuar dymbëdhjetë persona të dyshuar për ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’. Po ashtu policia thotë se në këtë operacion  policia ka identifikuar një viktime të trafikimit.

Policia thotë se të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë dërguar në gjykatë.