Shqipëria

Arrestohen 16 shqiptarë që po transportonin drogë në Itali e Zvicër

Mediat italiane raportojnë se policia në Itali dhe ajo në Zvicër në një operacion të zhvilluar në qytetet e Komos, Milanos, Xhenovës dhe Lucas kanë arritur të neutralizojnë një rrjet të trafikut të drogës që eksportonte sasi narkotikësh nga Shqipëria drejt Italisë e Zvicrës.

Në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Komos deri tani janë arrestuar 16 persona, ndërsa janë sekuestruar rreth 440 kg marihuanë, 10 kg heroinë dhe rreth 200 kg substancë përzierëse e heroinës, përcjell albinfo.ch.

Në kuadër të hetimeve nga policia e Milanos zbulohet se anëtarët janë shqiptarë dhe droga nga Shqipëria transportohej drejt Italisë dhe Zvicrës.