Uncategorized

Arrestohen pesë menaxherë të hoteleve për kontrabandë të shqiptarëve

Ky rrjet kishte ofruar kalim të garantuar vetëm për shqiptarët, me çmim prej 5 mijë e deri në 10 mijë euro

Pesë menaxherë të hoteleve të dyshuar se ishin pjesë e rrjetit të trafikantëve, që i dërgonte emigrantët shqiptarë në Britani, janë arrestuar gjatë një operacioni policor në qytetin-port, Kale në Francë, kanë thënë autoritetet lokale, shkruan “AFP”.

 

Prokurori Pascal Marconville ka thënë se hetime ishte duke vazhduar që disa javë. “Është një hetim që po vazhdon tash e disa javë, lidhur me rrjetin e trafikantëve të shqiptarëve, që i kishin përdorë katër hotele në Kale”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.

 

Hotelet nuk ishin të shqiptarëve. “Këto hotele nuk ishin pronë e shqiptarëve, por të njerëzve që qartazi dhe sipas hetimeve fillestare, i kishin pranuar shqiptarët për këtë rrjet të kontrabandistëve, me qëllim që t’i trafikojnë ata në Britani”, ka shtuar Marconville.

 

Ky rrjet kishte ofruar kalim të garantuar vetëm për shqiptarët, me çmim prej 5 mijë e deri në 10 mijë euro. “Derisa ne mendonim se po merreshim me një rrjet të shqiptarëve, duket se aty ishin të involvuar edhe sirianët dhe eritreasit”, theksoi Marconville.

 

Qyteti-port Kale në Francë, për vite të tëra ishte pikë e arritjes së emigrantëve në përpjekjet e tyre për të kaluar në Britani.