Bota

Arrestohen pesë punëtorë ilegalë në Gjermani

Pas një informate të zyrës civile, nëpunësit doganorë gjermanë, kanë arrestuar pesë punëtorë ilegalë shqiptarë në një kantier në Teltow-Flaming. Ata kanë kryer punime të ndryshme, pa pasur lejen e duhur për punë.

Për secilin nga ta, doganierët kanë ngritur kallëzim penal për shkelje të Ligjit për qëndrim dhe i kanë konfiskuar dokumentet e tyre të identitetit. Punëtorët tani do të përballen me gjoba dhe dëbim nga Gjermania, transmeton Albinfo.ch.

“Disa prej këtyre punëtorëve, që nga fillimi i vitit kanë qëndruar në Gjermani dhe gjithashtu kanë punuar ilegalisht edhe në qytete tjera. Vetëm përmes bashkëpunimit të zyrës së rendit publik dhe Zyrës kryesore doganore në Potsdam, kemi mundur t`i arrestojmë personat”, ka deklaruar Ronny Kaczmarek, zëdhënës i Zyrës doganore në Potsdam.