Bota

Arrestohen tetë ministra në Katalonjë

Autoritet spanjolle kanë bërë të ditur se tetë ministrat e shkarkuar katalanas do të vazhdojnë të mbeten në paraburgim pavarësisht protestave masive në mbështetje të tyre.

Mijëra vetë mbushen sheshin përpara Parlamentit në Barcelonë me thirrjet për lirimin e të burgosurve politike. Tubime të ngjashme u mbajtën edhe në qytete të tjera të rajonit.

Prokurorët po kërkojnë edhe lëshimin e urdhër arresti evropian për ish-presidentin Carles Puigdemont që ndodhet në Belgjikë dhe nuk u paraqit në gjykatë të enjten, përcjell albinfo.ch.

Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni katalanas, Puigdemont i përshkroi nga Belgjika arrestimet e ministrave si “akt që shkel parimet bazë të demokracisë” dhe kërkoi lirimin e tyre të menjëhershëm.

Ai vetë pretendon se nuk do të kthehet në Spanjë deri në momentin që do të marrë garancitë e një gjykimi të drejte e të ndershëm. Zyra e prokurorit federal në Belgjikë e bëri të qartë se në momentin e lëshimit të një fletëarresti europian, ligji do të vihet në zbatim. Brukseli ka maksimum 60 ditë në dispozicion për t’i kthyer në Spanjë pas ndalimit Puigdemontin dhe katër ministrat që e shoqërojnë.

Por, nëse ata nuk ngrenë pretendimet ligjore, transferimi mund të kryhet edhe brenda pak ditësh.