Integrimi

Arrestohen tre shqiptarë për tregti droge në Gjermani

Autoritetet gjermane në Konstanz kanë arrestuar tre shqiptarë, të cilët dyshohen për tregti droge. Hetuesit nga drejtoria kriminale e Friedrichshafen kanë arrestuar tre burra, të cilët kishin 560 gram kokainë, vlera e së cilës llogaritet afër 50 mijë euro, shkruan suedkurier.de, transmeton albinfo.ch. Të tre burrat, të cilët ishin të moshës 19, 30 dhe 31-vjeçar, janë nga Kosova dhe Shqipëria. Policia gjermane që prej disa javësh kishte rënë në gjurmët e tyre dhe ishte duke i vëzhguar për t’i zënë në flagrancë, thuhet në njoftimin e policisë. Ata janë të dyshuar se kanë bërë shitjen e drogës në Konstanz dhe Kreuzlingen të Zvicrës, deklaron policia, përcjell albinfo.ch.