Shkurt.ch

Arrestohet boksieri, i dyshuar për terrorizëm

 

Në mesin e personave të arrestuar në Itali të dyshuar si xhihadistë, është edhe një italian me prejardhje marokene i cili për tru vjet ka stërvitur kick boks në Lugano. Personi 24 vjeçar në fjalë dyshohet se ka përgatitur një sulm terrorist në Romë.

Veç kësaj, ai ka dashur që së bashku me gruan dhe dy fëmijët e vegjël të udhëtonte për në zonën kufitare në mes të Sirisë dhe Irakut.

Marokeni gjatë qëndrimit në Zvicër ka qenë dy herë kampion i Zvicrës në K1.