Sport

Arrestohet bosi i Xamax-it, Tschagajew

Pas një sërë skandalesh që kishte shkaktuar, bosi i futbollit është arrestuar pasditen e të enjtes

Është arrestuar sot pronari problematik i klubit futbollistik Xamax të Neuchatelit, pasaniku kontrovers nga Çeçenia, me qëndrim në Zvicër, Bulat Tschagajew.

Pas një sërë skandalesh që kishte shkaktuar dhe pasi që me sjelljet e tij skandaloze kishte sjellë klubin në buzë të greminës, bosi i futbollit është arrestuar pasditen e të enjtes me urdhër të prokurorisë së përgjithshme të Kantonit të Gjenevës.

Tschagajew akuzohet për menaxhim të gabuar të klubit që ka pasur në pronësi.

Ndërkohë edhe klubi Xamax është shpallur i falimentuar.