E-Diaspora
Arrestohet francezi i cili vrau një shqiptar dhe plagosi një tjetër
Autori i krimit është arrestuar së bashku me disa persona të tjerë, trafikantë të lëndëve narkotike në rrethinën e Annecy, në Francë.
Hetimet lidhur me vrasjen e një trafikanti shqiptar në dhjetor të vitit të kaluar, kanë rezultuar me arrestimin e disa personave, pohojnë nga burime franceze gjatë të hënës.
Autori i krimit është arrestuar së bashku me disa persona të tjerë, trafikantë të lëndëve narkotike në rrethinën e Annecy, në Francë.
Për hetimet e nevojshme është dashur një periudhë prej katër muajsh. Katër muaj intervistash policore, kërkime dhe hetime të pistave të mundshme, të udhëhequra nga organet përkatëse të Annecyt, për të zbardhur vrasjen e një shqiptari.
Ka qenë 2 dhjetori i vitit të kaluar kur dy shqiptarë u qëlluan me armë zjarri në një kënd të njohur për trafikim të lëndëve narkotike, shkruan “France 3”, përcjell Albinfo.ch.
I pari vdes pas arritjes në spital, ndërsa i dyti pëson plagë të rënda. Në vendngjarje, hetuesit kanë gjetur 455 gramë heroinë, të përgatitur në pako dhe të gatshme për treg.
Gjatë këtij aksioni kanë qenë të mobilizuar 37 policë të seksionit Chambéry, Haute-Savoie dheAnnecy.
Fillimisht u arrestua vrasësi, i cili njihet si konsumues i lëndëve narkotike dhe i cili ka tentuar t’ua plaçkitë drogën shqiptarëve të qëlluar, për konsumim personal.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit