CH-Ballkani

Arrestohet gjilanasi në Tiranë dhe ekstradohet në Gjermani

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një kosovar nga Gjilani, i kërkuar me flet-arrest nga Interpoli për një vrasje të ndodhur në Gjermani.

Ekstradimi i J.S., 60-vjeçar, banues në Gjilan është bërë të enjten nga Aeroporti i Rinasit në Tiranë, shkruajnë mediat shqiptare.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane të drejtësisë, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga Kodit Penal Gjerman.

Detaje tjera nuk janë bërë të ditura nga ky rast, derisa tashmë ai është ekstraduar në Gjermani.