Lajme

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e turistëve çek

Sokol Fran Mjacajn, 20 vjeç, u arrestua nën dyshimin e bazuar për vrasjen e dy turistëve çek. Ai u arrestua në fshatin Grudë në Mbishkodër, nga policia speciale shqiptare

Njësitë Speciale të Policisë së Shqipërisë kanë arrestuar sot pas dite, 20 vjeçarin Sokol Fran Mjacajn, të dyshuarin kryesor për vrasjen e dy turistëve çek. Ai u arrestua në fshatin Grudë në Dukagjin të Malësisë së Mbishkodrës, ndërsa për kapjen e tij ua angazhuan rreth 350 policë.

Mjacaj, me një bagazh kriminal dhe ish i burgosur për vrasjen e një fëmije, ishte i armatosur në kohën e arrestimit. Ai kishte dalë nga burgi një vit më parë, ku kishte vajtuar një dëmin minimal 6 vjeçar për vrasjen e një 11-vjeçari.

Më 12 shtator të vitit 2010, Sokol Mjacaj dhe dy shokët e tij, Besnik Kodra dhe Edmond Kodra, e mbysin me sende të forta dhe më pas e hedhin në lumë në fshatin Pjollë të Dukagjinit 11-vjeçarin Agim Lera. Krimi i shëmtuar u mundua të kamuflohej si një vdekje aksidentale e 11-vjeçarit, por policia arriti të zbulojë se personat në fjalë e kishin vrarë 11-vjeçarin për t’i marrë një varëse floriri që fëmija e mbante në dorë.

Pas arrestimit, gjykata dënon për këtë ngjarje Besnik Kodrën me burgim të përjetshëm, Edmond Kodrën me 11 vite burg dhe Sokol Mjacajn me 10 vite burg. Sokol Mjacaj apeloi dënimin dhe nga 10 vite burg, gjykata ia ul në katër vite.

Gjithashtu, dyshimet janë se personi mund të ketë qenë dhe pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan helikopterin e policisë një vit më parë në Pult të Dukagjinit, gjatë operacionit antikanabis. Madje, ka dyshime se autorët ose autori është pjesë e personave që ruajnë parcela kanabisi në zonat e thella të Dukagjinit.

Hetuesia shqiptare thuhet se ka vërtetuar shkencërisht autorësinë e të riut me disa gjurmë daktiloskopike në brendësi të mjetit. Mjacaj, nuk dihet nëse veproi vetëm apo i shtyre nga të tjetër, kur vrau mizorisht, me plumba në kokë, çiftin çek, që po vizitonin Shqipërinë e veriut me një xhip Nisan. Dyshimet janë se qëllimi i Mjacajt ishte grabitja e xhipit.