E-Diaspora

Arrestohet në Gjermani bashkëpunëtori i shqiptarit të Vjenës

I arrestuari në Gjermani është 21-vjeçar dhe është marrë në pyetje nga hetuesit gjermanë, kurse detaje tjera nuk janë dhënë

Policia gjermane ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, për të cilin dyshohet se po përgatiste sulme terroriste në Berlin, dhe kishte lidhje me 18-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në Vjenë, shrkuajnë mediat austriake, transmeton albinfo.ch.

I arrestuari në Gjermani është 21-vjeçar dhe është marrë në pyetje nga hetuesit gjermanë, kurse detaje tjera nuk janë dhënë. Të arrestuarit gjithashtu i është bastisur edhe banesa, derisa sipas mediave gjermane ai njihet si përkrahës dhe bashkëpunëtor me grupet terroriste.

Sa i përket shqiptarit Lorenz K. janë duke vazhduar për të zbuluar lidhjet e tij me persona të tjerë radikalë. Deri tani dihet se babai i 18-vjeçarit është nga Tirana, ndërsa vet adoleshenti ka lindur në Vjenë të Austrisë.

Babai i tij ka thënë se nuk është në dijeni që djali i tij planifikonte sulme terroriste.