Kosova

Arrestohet në Gjermani, i dyshuari për sulm ndaj Sokol Zogajt

Policia e Kosovës ka njoftuar se autoritetet gjermane kanë arrestuar të dyshuarin për sulm ndaj drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

“Mbështetur në kërkesën për arrestimin e të dyshuarit B.A, viti i lindjes 1980, autoritetet gjermane kanë ndaluar të njëjtin dhe kanë njoftuar lidhur me këtë PK-në”, është shprehur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për “KALLXO.com”.

Zogaj ishte sulmuar në hyrje të banesës së tij në Prishtinë më 16 gusht të këtij viti, përcjell albinfo.ch.

Nga sulmi ai kishte marrë lëndime trupore.