Kosova

Arrestohet në Kosovë shqiptari i kërkuar nga Interpol-i

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili po kërkohej nga Interpol-i. Ai është arrestuar në Vërmicë, shkruan albinfo.ch.

Personi i arrestuar është qytetar i Shqipërisë.

Ai kërkohej për vjedhje të rëndë të kryer në Belgjikë. Arrestimi i tij ka ndodhur në orën 07:56.

“Është arrestuar një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, i cili ishte i kërkuar nga Interpoli si dhe nga autoritetet e Belgjikës për veprën penale vjedhje e rëndë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.