Shkurt.ch
Arrestohet një grua e dyshuar për terrorizëm
Nuk ka indikacione për përgatitjen e sulmeve terroriste në Zvicër. Por, hetuesit janë alarmuar pasi që në rrjetet sociale kanë parë “dëshmi shqetësuese” në bisedat e koduara
Prokuroria Federale e Zvicrës ka realizuar një numër bastisjesh nën dyshimin për aktivitete terroriste në kantonet Neuchatel (Neuenburg) dhe Vaud, me ç`rast ka arrestuar një person.
Hetimet në nivelin federal janë iniciuar mbi bazë të një kallëzimi penal të Prokurorisë Publike të Kantonit Vaud. Aty bëhet fjalë për shkelje të mundshme të ligjit për ndalimin e organizatave si “Al-Kaida”, “ISIS” dhe të tjerave, të ngjashme, shkruan srf.ch. Hetimet po zhvillohen që nga qershori i vitit 2016.
Sipas njoftimit që prokuroria ka shpërndarë, hetimet kanë qenë të orientuara ndaj dy të dyshuarve, në kuadrin e një procedure hetimesh penale, transmeton albinfo.ch. Njëri prej tyre, një grua 23 vjeçare me nënshtetësi kolumbiane, edhe është arrestuar.
Burime tjera raportojnë për arrestimin e dhjetë personave. Sipas tyre, gruaja e arrestuar në Zvicër mund të jetë në lidhje me sulmin terrorist të planifikuar në Nizza të Francës.
Në të njëjtën kohë, në kuadrin e hetimeve të realizuara në Francë, janë kryer gjithashtu një numër bastisjesh dhe atje është arrestuar edhe personi i dytë që kërkohej në Zvicër.
Hetimet në dy vendet janë zhvilluar me praninë e personelit nga prokuroritë e vendeve përkatëse.
Sipas Prokurorisë Federale të Zvicrës, nuk ka indikacione për përgatitjen e sulmeve terroriste në Zvicër. Por, hetuesit janë alarmuar pasi që në rrjetet sociale kanë parë “dëshmi shqetësuese” në bisedat e koduara, përcjell albinfo.ch. E arrestuara në Zvicër ka mbajtur kontakte në Francë, kontakte këto të cilat dyshohet se mund të kenë pasur lidhje me akte të mundshme dhune.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?