E-Diaspora

Arrestohet një person 23-vjeçar me afër dy kilogramë kokainë

Gjatë hetimeve të mëtutjeshme dhe kontrollimit më të hollësishëm të veturës në stacionin policor, policia ka gjetur edhe gjithsej 1,9 kilogramë kokainë me një vlerë prej rreth 55.000 eurosh

Mëngjesin e së martës të datës 17 prill 2018 rreth orës 03:50, policia federale gjermane e ka kontrolluar një shqiptar 23-vjeçar me një veturë të llojit Passat VW, të regjistruar me autotarga rumune, në pushimoren Wittenhorst të Rees në autostrëdën A3.

Në kuadër të vërtetimit të identitetit është konstatuar se shqiptari e ka tejkaluar qëndrimin e lejuar në Schengen për 17 ditë, thuhet në një njoftim të policisë gjermane, transmeton Albinfo.ch.

Gjatë hetimeve të mëtutjeshme dhe kontrollimit më të hollësishëm të veturës në stacionin policor, policia ka gjetur edhe gjithsej 1,9 kilogramë kokainë me një vlerë prej rreth 55.000 eurosh, të fshehur në brendinë e rrotave. Pas përfundimit të masave të nevojshme policore, shqiptari është paraburgosur.