Bota

Arrestohet një shqiptar me 17 kg kanabis në Greqi 

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet e sigurisë së Greqisë pasi iu gjetën lëndë narkotike.

Një 19-vjeçar shqiptar  është arrestuar nga policia greke në Sajada në një operacion të zhvilluar së bashku me policinë shqiptare.

Arrestimi i tij u bë afër pikës kufitare të Qafë Botës.

Në njoftimin e policisë thuhet se në veturën të cilën po e ngiste 19- vjeçari u gjetën të fshehura 26-paketa me kanabis.

Pas peshimit rezultoi se pesha e përgjithshme ishte 17,5 kilogramë. Policia greke thotë se  për këtë rast është shpallur në kërkim edhe një person tjetër.