Bota

Arrestohet politikani kroat, Austria kërkon ashpërsimin e ligjit për simbolet fashiste

Partia e majtë austriake SPÖ kërkon të ndryshojë ligjin për përdorimin publik të simboleve fashiste, ku dotë  preken edhe të huajt, shkruan “Der Standard”.

Bëhet fjalë për ligjin e aprovuar në 1960 ku ka ndaluar uniformat me simbole fashiste në vendin alpik. Tani SPÖ kërkon të ashpërsojë këtë ligj. Kjo vlen pasi në Austri nuk është i ndaluar përdorimi i simboleve fashiste të vendeve tjera dhe ky ligj pritet të prek ekskluzivisht Ustashët e Kroacisë gjatë përvjetorëve të Masakrës së Bleiburg (12 maj).

“Ashpërsimi i ligjit parasheh gjobë deri 5000 euro dhe mundësi arrestimi për një muaj,” përcjell albinfo.ch.

Për shkak të përshëndetjes hitleriane në 12 maj në Bleiburg, u arrestuan pesë kroatë, mes të cilëve edhe politikani qeveritar Andelko Bosancic (HDZ). Bosancic ndodhet në paraburgim prej dy javësh në Klagenfurt.