Lifestyle

Arrestohet prezantuesi televiziv, ngiste automjetin i dehur

Policia ka bërë të ditur se 42-vjeçari u arrestua në vendin e ngjarjes, pasi kishte refuzuar t’i nënshtrohej testit të alkoolit

Prezantuesi televiziv, Ant McPartlin, është arrestuar nën dyshimin për ngasje të automjetit në gjendje të dehur. Arrestimi i tij është bërë pas një aksidenti rrugor në jug-perëndim të Londrës, në të cilin ishin të përfshira tri automjete.Shërbimi i ambulancës dhe Brigada e Zjarrfikësve dolën në vendngjarje, kurse në spital janë dërguar disa të plagosur.

Policia ka bërë të ditur se 42-vjeçari u arrestua në vendin e ngjarjes, pasi kishte refuzuar t’i nënshtrohej testit të alkoolit.

Ant McPartlin prezanton disa nga emisionet më të ndjekura në Britani, përfshirë  Britain’s Got Talent dhe I’m A Celebrity.