CH-Ballkani

Arrestohet sepse kërceu “Macarenan” në rrugët e Arabisë

Adoleshenti kishte bërë bujë me një video në Twitter, por ai akuzohet tani për “sjellje të pahijshme në publik”

Një djalosh 14-vjeçar është arrestuar sepse kishte kërcyer “Macarenan” në një rrugë të Arabisë Saudite.

Adoleshenti kishte bërë bujë me një video në Twitter, por ai akuzohet tani për “sjellje të pahijshme në publik”.

Në kripin që ka qarkulluar në rrjete sociale, djaloshi shihet se ka kërcyer me hitin e viteve 90-a në mes të rrugës. Kripi besohet se ishte postuar fillimisht në korrik të vitit të shkuar.

Nuk dihet akoma se nga cili vend është djaloshi. Ngjarja ndodhi në Jeddah, në perëndim të vendit. Edhe njerëzit në rrjetet sociale janë ndarë në dy anë. Disa e kanë mbrojtur djaloshin duke e quajtur “hero” e disa të tjerë si të “pamoralshëm”, shkruan BBC, përcjell Albinfo.