Kosova

Arrihet konsensusi për demarkacionin mes forcave politike

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. Ai ka shkruar se është arritur marrëveshja dhe ka falënderuar partitë për këtë.

Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës dështoi për herë të dytë që ta votojë ratifikimin e  marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi është arritur konsensusi për këtë marrëveshje.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. Ai ka shkruar se është arritur marrëveshja dhe ka falënderuar partitë për këtë.

“Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, ka shkruar Veseli.