Kosova

Arrihet marrëveshja për demarkacionin

Ka përfunduar takimi ndërmjet partive politike, ambasadorit të SHBA-së, Greg Delawie, si dhe shefes së zyrës së BE-së, Nataliya Apostalova, që është zhvilluar në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Mediat vendore në Kosovë bëjnë të ditur se subjektet e koalicionit (PDK, AAK-Nisma) si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar që të votohet demarkacioni, çështje e cila i hap rrugën liberalizimit të vizave, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, ende nuk është deklaruar publikisht ndonjëri prej përfaqësuesve të grupeve parlamentare.

Lista Serbe dhe Lëvizja Vetëvendosja, dy subjektet të cilat po kundërshtojnë që të votojnë për demarkacionin.

Seanca për demarkacionin do të mbahet nesër nga ora 10:00.