Bota
Arrihet marrëveshja për koalicion të madh në Gjermani

CDU/CSU e kancelares gjermane Angela Merkel dhe Social-demokratët (SPD) kanë arritur marrëveshje për një koalicion të madh, duke i dhënë fund paqartësive politike në Gjermani.
Marrëveshja mes liderëve partiakë liron rrugën për nisjen e negociatave të detajuara në javët në vijim.
Përfaqësuesit e partive kanë hartuar një dokument prej 28 faqesh, i cili është dakorduar gjatë këtyre bisedimeve në nivelin më të lartë. Angela Merkel, Horst Seehofer dhe Martin Schulz do ta paraqesin gjatë ditës këtë marrëveshje para gazetarëve, sipas “dw”.
Bisedimet përfundimtare mes këtyre partive për vazhdimin e koalicionit i cili edhe tani është në pushtet, kanë filluar para një jave. Gjatë bisedimeve ka pasur mosmarrëveshje dhe tendosje për shumë çështje: refugjatët, ekonominë, financat… por thuhet se ato janë harmonizuar. Gjatë ditës do të dihet më shumë për marrëveshjet e arritura. Këtë marrëveshje duhet ta miratojnë edhe organet e partive që do të futen në koalicion.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Vjenë
15 shahistë amatorë, në “simultane” me mjeshtrin ndërkombëtar, Bedri Sadikun Më rastin e vizitës në Vjenë të Mjeshtrit Ndërkombëtar në shah, Bedri Sadiku, Klubi i Shahut...
-
Më 28 prill
Inaugurohet Shtatorja e Nënë Terezës në qytetin e Lozanës
-
Shqiptarët e suksesshëm në Amerikë
-
Nordrhein-Westfalen
Kosovarët të katërtit për natyralizime
-
Gjermani
Shqiptari rrahu për vdekje sirianin, Prokuroria kërkon mbi 5 vjet burg
Jeta në Zvicër
-
Aksident mes katër kamionëve në Luzern, disa të plagosur Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në tunelin Eich të Luzernit, ku kanë mbetur disa...
-
Banka më e madhe zvicerane rrit fitimet me 19 %
-
Gjatë vitit 2017
Përgjysmim i rasteve të ekstremizmit islamik në ushtrinë e Zvicrës
-
Delegacioni arsimor nga Kosova merr mësime nga sistemi arsimor i Zvicrës
-
Lucern
Shtetasi nga Maqedonia paditet për ngacmim seksual dhe tentim përdhunimi