Shqipëria

Arrijnë në Lezhë trupat e dy motrave që u vranë nga kosovari në Zvicër

Në Lezhë kanë arritur trupat e pajetë të dy motrave të cilat u vranë nga bashkëshorti i njërës prej tyre në Zvicër. Familjarët nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen për mediat në Shqipëri, shkruan Shekulli.

Ceremonia e varrimit pritet të zhvillohet nesër në Lezhë, një ngjarje që ka shokuar familjarët, përcjell albinfo.ch.

Alma dhe Elda Frroku nga Lezha u vranë nga bashkëshorti kosovar i njërës prej tyre. Ngjarja kishte ndodhur në Zvicër.

Dy motrat u gjetën të vdekura në apartament, pasi ishin qëlluar me thikë nga bashkëshorti i 38-vjeçares, një shtetas kosovar që tashmë është arrestuar nga policia zvicerane.

Çifti jetonte prej gati dy dekadash në Zvicër dhe kishte tre fëmijë.

Albinfo.ch më parë kishte raportuar për këtë rast që ndodhi në Hausen, Kantoni Aargau, derisa dorasi është 54-vjeçar.