Bota
Arrin në 10 numri i viktimave nga stuhia në Evropë
Erërat kanë qenë me një shpejtësi mesatare deri në 130 kilometra në orë, ndërsa në Gjermaninë Perëndimore ato kanë arritur në 203 kilometra në orë
Ka arritur në dhjetë numri i viktimave për shkak të stuhisë që ka përshirë disa vende evropiane si Gjermaninë, Belgjikën, Holandën dhe Italinë, shkruan albinfo.ch.
Shpejtësia e erës ka arritur deri në 200 kilometra në orë, kurse dëmet janë të konsiderueshme.
Holanda dhe Gjermania kanë ndërprerë dje një pjesë të rëndësishme të shërbimeve të transportit me tren si pasojë e përkeqësimit të kushteve në vend.
Gjithashtu, një pjesë e madhe e aeroporteve kanë pezulluar fluturimet e tyre mes shqetësimeve për sigurinë e pasagjerëve. Megjithatë, vetëm disa orë më pas, situata në perëndim të vendit u përmirësua.
Por, zyrtarët e shërbimit meteorologjik paralajmëruan për goditje të vazhdueshme të stuhisë “Friederike”, me potencial të rrezikshëm.
Erërat kanë vazhduar me një shpejtësi prej 85 kilometra në orë, edhe pas përmirësimit të tyre në perëndim, ndërkohë që sipas parashikimeve pritet një stuhi e fuqishme në Gjermaninë Lindore, gjatë natës.
Erërat kanë qenë me një shpejtësi mesatare deri në 130 kilometra në orë, ndërsa në Gjermaninë Perëndimore ato kanë arritur në 203 kilometra në orë.
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike