Sport

Arsenali e Chelsea pas yllit shqiptar

Elseid Hysaj ka impresionuar të gjithë në vitet e fundit, dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij, ndër to Arsenal e Chelsea

 

Mbrojtësi nga Shkodra, Elseid Hysaj po shkëlqen për Napolin dhe Kombëtaren shqiptare dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të, shkruan albinfo.ch.

 

Më herët flitej se Bayern Munich dhe Barcelona janë vënë pas mbrojtësi shqiptar, i cili është vetëm 23-vjeçar.

 

Tani pas tij është vënë edhe Chelsea, që edicionin e kaluar fitoi titullin e kampionit, kurse së fundi edhe Arsenal ka shfaqur interes për mbrojtësin e djathtë.

 

Hector Bellerin pritet të lë Arsenalin dhe t’i bashkohet Barcelonës dhe kjo do t’i linte hapësirë mbrojtësit shqiptar.