Bota
Arseniku rrezikon 60 milionë njerëz në Pakistan
Rezultati ka treguar se në ujërat në Pakistan ka shumë më shumë arsenik se sa që është e lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetit
Deri në 60 milionë njerëz në Pakistan janë në rrezik për shkak të kemikalit vrasës të arsenikut, sipas disa analizave të reja të ujit.
Studimi u krye duke nxjerrë të dhëna nga 1200 ujëra nëntokësorë në gjithë vendin.
Rezultati ka treguar se në ujërat në Pakistan ka shumë më shumë arsenik se sa që është e lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetit. Rezultatet u publikuan në “Science Advances”.
Arseniku është element gjysmëmetal i gjendur në të gjithë botën. Ai bie në kontakt me njerëzit sepse rrjedh në ujëra nga gurët.
OBSH thotë se rreth 150 milionë njerëz mbështeten në ujërat nëntokësorë të ndotur me arsenik.
Ekspozimi i gjatë me arsenik shpien në sëmundje kronike, në sëmundje të lëkurës, kancer në mushkëri si dhe probleme kardiovaskulare.
OBSH ka thënë se në ujë mund të lejohet deri në 10 mikrogramë për litër, ndërsa në Pakistan qeveria ka lejuar deri në 50 mikrogramë për litër.
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike