Kosova

Arta mban familjen falë trajnimit të siguruar nga Helvetas-i zviceran

Arta nga Mitrovica, falë një projekti për kualifikim në IT, të organizuar nga Helvetas, tash punon si menaxhere e medieve sociale në një ndërmarrje

Në qytete të ndryshme në Zvicër këto ditë mund ta hasni edhe këtë fotografi, që paraqitet në formë pllakati elektronik në ekrane të vendosura në sheshe qytetesh dhe më shpesh në stacione trenash. Aty prezantohen tri gra shqiptare nga Kosova, përfaqësuese të tri gjeneratave: gjyshja, Fatimja, nëna Nolja dhe mbesa Arta, shkruan albinfo.ch. Ajo çfarë përfaqësojnë gratë në fjalë kuptohet vetëm pasi të kemi parë videon të cilën e gjejmë nën linkun e paraqitur në pllakat.

Fjala është për një fushatë që organizata zvicerane për ndihmë në zhvillim Helvetas po e realizon në katër vende që ndodhen në tri kontinente të botës. Prezantimi në fjalë me pllakate synon që përmes katër shembujve të tregojë se si ka ndryshuar për të mirë jeta e katër familjeve të varfra e të margjinalizuara nga vendet në zhvillim. Këto familje personifikojnë shumë njerëz me të cilët punetorët e Helvetas-it takohen çdo ditë në rreth 30 vende të botës, transmeton albinfo.ch njoftimin nga organizata në fjalë. Në bashkëpunim e sipër ata përjetojnë se sa pak nevojitete që njerëzit me fuqinë e tyre të shpëtojnë nga varfëria. Kjo ndodh në mënyrë të vazhdueshme, nëpër breza njerëzish.

Në shembullin e familjes së Artës 26 vjeçe nga Mitrovica kjo duket kështu: gjysha e saj nuk ka pasur kurrë mundësinë të ndjekë ndonjë shkollim, edhe nëna e saj ka mbetur amvise gegjësisht, e papunë. Ndërsa Arta, falë një projekti për kualifikim në IT, të organizuar nga Helvetas ka pasur fatin të dalë nga spiralja e varfërisë dhe papunësisë, përcjell albinfo.ch. Ajo tash punon si menaxhere e medieve sociale në një ndërmarrje, fiton për jetesë të veten dhe të familjes dhe njëherësh zhvillohet më titje profesionalisht.

Ngjashëm është edhe me tri rastet tjera të financuara nga Helvetas, në Afrikë (Etiopi) dhe në Azi (Bangladesh)

http://helvetas-swissintercooperation.squarespace.com/