CH-Ballkani
Artistët shqiptarë në Vjenë bashkohen për të ndihmuar Bekim Lumin
Do të përformojnë: Lorika Ismajli, Flaka Goranci, Valentina Dubovci, Visar Kasa, Ferdi Fanaj dhe Mennan Berveniku. Do të shfaqet edhe filmi i metrazhit të shkurtër “The Remigrant” nga artisti shqiptar i njohur në Austri, Astrit Alihajdaraj
Aktivitete të ndryshme artistike në Kosovë dhe jashtë saj vazhdojnë të organizohen me qëllim grumbullimin e mjeteve financiare për t`i dalë në ndihmë regjisorit Bekim Lumi i cili vuan tash e dy vite nga një sëmundje e rëndë.
Në vazhdën e këtyre organizimeve, edhe disa nga artistët e njohur shqiptarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Vjenë të Austrisë janë bashkuar që përmes një mbrëmjeje muzikore të kontribuojnë për shërimin e regjisorit dhe profesorit Bekim Lumi, raporton “albinfo.ch”.
Në këtë mbrëmje artistike do të përformojnë: Lorika Ismajli, Flaka Goranci, Valentina Dubovci, Visar Kasa, Ferdi Fanaj dhe Mennan Berveniku, ndërkohë do të shfaqet edhe filmi i metrazhit të shkurtër “The Remigrant” nga artisti shqiptar i njohur në Austri, Astrit Alihajdaraj.
Sipas njoftimit, kjo mbrëmje artistike do të mbahet në Fünfhausgasse 5 në Vjenë të Austrisë duke filluar nga ora 19:00.
Të ardhurat nga kjo mbrëmje do të dërgohen për shërimin e Bekimit.
“Ju të gjithë që nuk mund të jeni pjesë, mund të vazhdoni të kontribuoni edhe në www.gofundme.com/perbekimin, thuhet në njoftim.
Regjisori Lumi prej dy vitesh është duke u ballafaquar me sëmundjen e rëndë. Deri më tash ka financuar në mënyrë vetanake, por shpenzimet e shërimit jashtë vendit përbëjnë një shumë të madhe parash, andaj ai tashme ka nevojë për ndihmën e të gjithëve.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit17 Prill 2018
- Ora19:00
- LokacioniVjenë
- Data e përfundimit16 Prill 2018 - 17:00
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pagat zvicerane rriten por rritja u ngadalësua nga inflacioni Ndërsa pagat në Zvicër u rritën vitin e kaluar, përfitimet u anuluan përsëri nga rritja e...
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta