Kultura

Artisti që synon rekordin e Guinness-it me portretin e Nënës Terezë

Saimir Strati shpreson që me këtë vepër të hyjë në Librin e Rekordeve të Guinness-it për herë të dhjetë në karrierën e tij

Një artist shqiptar ka zbuluar portretin e Nënës Terezë, duke i bërë thirrje vendeve evropiane që mos ndërtojnë gardhe për refugjatët, shkruan ‘ctvnews.ca’.

 

Këtë vepër ai e ka ndërtuar për më pak se një muaj, derisa Saimir Strati zbuloi portretin mozaik të Nënës Terezë, e ndërtuar me mbi 1.5 milionë kopsa teli. Portreti është zbuluar në Muzeun e Kosovës në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

 

Ideja e Stratit erdhi pasi pa qindra mijëra refugjatë sirianë që vijnë në Evropë, derisa diplomacia dhe politika ka dështuar për të zgjidhur situatën e tyre. “Vetëm humanizmi i Nënës Terezë mund t’i shpëtojë ata”, tha Strati për “Associated Press”. “Ky është viti i Nënë Terezës”.

 

Strati shpreson që me këtë vepër të hyjë në Librin e Rekordeve të Guinness-it për herë të dhjetë në karrierën e tij.