Futboll

AS Roma shfaq interes për Xhakën

Kjo tregon se klubi italian është i vendosur që edhe sivjet të tregojë suksesin e vjetshëm, ku arriti gjysëm finalen në Champions League, shkruan albinfo.ch.

Klubi italian AS Roma është në kërkim të një mesfushori stabil. Klubi kryeqytetas këtë vendim e ka marrë pas largimit të belgut Radja Nainggolan në Inter. Kjo tregon se klubi italian është i vendosur që edhe sivjet të tregojë suksesin e vjetshëm, ku arriti gjysëm finalen.

Kandidati që ata e preferojnë është asi botëror francez, Steven N’Zonzi. Por përveç atij, AS Roma kërkon edhe përforcim tjetër dhe interes kanë shfaqur edhe për shqiptarin Granit Xhaka. Për një transfertë e tillë do ishte e mundur vetëm nëse Arsenali do tregohej fleksibil.