Shkurt.ch

Ashpërsohen kriteret për ndihmat sociale

Kantonet e Zvicrës planifikojnë ashpërsim të theksuar të kritereve për ndihmat sociale. Veç kësaj, do të ashpërsohen edhe dënimet për abuzim me ndihma sociale, me ç`rast mund t`u hiqen deri në 30 për qind nga ndihmat që u takojnë. Këto qëndrime bëjnë pjesë në drejtimin e ri që ka miratuar Konferenca e Drejtorëve të enteve Sociale (SODK) ne mbledhjen e mbajtur sot. Ndryshimet thuhet të jenë bërë në marrëveshje me përfaqësues të komunave dhe të qyteteve. Janë miratuar ndryshimet në vijim: Ulja e bazës së ndihmës sociale për familjet e mëdha dhe për të rinjtë; mundësia për sanksionim deri në 30 për qind dhe përpunimi i sistemit të motivimit. Këto ndryshime SODK do t`i definojë në konferencën sociale që mbahet në shtator ndërsa ato pritet te hyjnë në fuqi më 1 janar 2016. Kriteret e SKOS (Konferenca Zvicerane për Ndihmat Sociale) kohëve të fundit ka qenë në vazhdimësi në teh të kritikës dhe të presionit publik. Është rritur numri i komunave që ne shenjë proteste kanë dalë nga SKOS-i

Kantonet e Zvicrës planifikojnë ashpërsim të theksuar të kritereve për ndihmat sociale. Veç kësaj, do të ashpërsohen edhe dënimet për abuzim me ndihma sociale, me ç`rast mund t`u hiqen deri në 30 për qind nga ndihmat që u takojnë.

Këto qëndrime bëjnë pjesë në drejtimin e ri që ka miratuar Konferenca e Drejtorëve të enteve Sociale (SODK) ne mbledhjen e mbajtur sot. Ndryshimet thuhet të jenë bërë në marrëveshje me përfaqësues të komunave dhe të qyteteve.

Janë miratuar ndryshimet në vijim: Ulja e bazës së ndihmës sociale për familjet e mëdha dhe për të rinjtë; mundësia për sanksionim deri në 30 për qind dhe përpunimi i sistemit të motivimit.

Këto ndryshime SODK do t`i definojë në konferencën sociale që mbahet në shtator ndërsa ato pritet te hyjnë në fuqi më 1 janar 2016.

Kriteret e SKOS (Konferenca Zvicerane për Ndihmat Sociale) kohëve të fundit ka qenë në vazhdimësi në teh të kritikës dhe të presionit publik. Është rritur numri i komunave që ne shenjë proteste kanë dalë nga SKOS-i.