Zhvillim

ASK: Ka rënie te investimeve në bujqësi për -1.2 për qind

Në mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi Indeksi i tremujorit tregon se ka rënie për -1.2%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016

Agjencia e Statistikave të Kosovës  ka publikuar “Indeksi i Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas këtyre të dhënave në mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi Indeksi i tremujorit tregon se ka rënie për -1.2%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Ndërsa tek mallrat dhe shërbimeve të konsumuara në bujqësi indeksi tregon se ka rritje për 1.2%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016. ”

Ndërkaq, Indeksi i inputit të përgjithshëm në dy kategorit ka rënie për – 0.2%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016″, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie, transmeton albinfo.ch.

Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, barnatoret veterinare, në kompani, në tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë në ASK, nga çmimet e konsumit.