Kosova

ASK: Papunësia në Kosovë, 26.5 %

Agjencia e Statistikave të Kosovës  ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore  për tremujorin e parë 2018, i cili përmban të dhëna mbi punësimin dhe papunësinë, shkruan Albinfo.ch.

Për tremujorin e parë të këtij viti, shkalla e papunësisë në Kosovë është 26.5%, ku papunësia më e theksuar është te femrat me 28.7%, krahasuar me meshkujt, 25.9%.

Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 54.0%, përcjell albinfo.ch.

Sipas këtyre të dhënave sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë tregtia me 17.2%; ndërtimtaria me 11.7%; arsimi me 11.5%, si dhe prodhimi me 10.1%.