E-Diaspora

Asnjë zviceran nuk pranon pronësinë e 70 mijë frangave dhe 30 lirave

Dy shqiptarë të cilët vitin e kaluar kanë qenë në një sërë grabitjesh në Winterthur dhe rrethinë, duhet të qëndrojnë në burg dhe më pas të lëshojnë Zvicrën, shkruan “Landbote”. Disa nga plaçkat e grabitura u janë rikthyer përsëri pronarëve të vërtetë, ndërsa për disa tjera nuk është paraqitur askush.

Për rreth 70.000 franga nuk është paraqitur asnjë i dëmtuar. Asnjëri nga 16 të grabiturit nuk ka pranuar pronësinë e parave dhe prokuroria zvicerane ka filluar dyshimet se mos vallë janë “para në të zezë”. Në anën tjetër, procesi gjyqësor për shqiptarët është përmbyllur: 20 dhe 29 vjeçari janë dënuar me 34 muaj dhe 3 vjet respektivisht. Deri tash ata prej një viti kanë qëndruar në burg. Gjithashtu për dyshen shqiptare Gjykata ka kërkuar ndalesë udhëtimi në zonën Shengen për shtatë vjet, përkundër që Prokuroria kërkoi ndalesë dhjetëvjeçare. Kjo do të thotë se shqiptarët nuk mund të punojnë as në Itali dhe as në Greqi, përcjell albinfo.ch.

“Ata mbartin një energji kriminale,” thuhet në komunikatën e drejtësisë zvicerane, pasi edhe më përpara atyre u ishte refuzuar hyrja në zonën Shengen, për shkak të disa kundravajtjeve në Suedi.

Pasuri pa pronarë

Gjatë thuajse secilës ditë, kur zviceranët kanë shkuar drejt punës, dyshja ka grabitur zonat e Winterthurit. Mes sendeve të sekuestruara nga policia, por që kanë mbetur pa zot janë: 70.000 franga kesh, 30 lira zvicerane si dhe dhjetëra orë dhe zinxhirë.

Përkundër që të gjitha pasuritë e vlefshme janë publikuar prej kohësh nga Prokuroria, asnjëri nga 16 të dëmtuar nuk është paraqitur si pronar i ligjshëm i tyre. Prokuroria është e bindur: “më shumë se 16 nuk ishin.”