Sport

Astrit Kryeziu, i pari në 800 metra dhe rekordmen shqiptar

Astrit Kryeziu, atleti i dalluar nga Klubi i Atletikës I Roganës së Kamenicës ka realizuar një sukses të dalluar ndërkombëtar. Të shtunën, më 22 gusht ai ka dalë i pari në vrapimin prerj 800 metrash në mitingun ndërkombëtar të atletikës të mbajtur në Rapperswil-Jona të kantonit St. Gallen.

Këtu ai ka mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë.

Pos që ka dalë i pari në një konkurrencë ndërkombëtare, duke e kaluar këtë shteg për 1.48.03 Astriti njëherësh ka realizuar rekord kombëtar në këtë disiplinë.

Astrit Kryeziu është pjesë e ekipit të atletikës të fshatit Roganë, ekip ky që ka arritur si në konkurrencë individuale ashtu dhe ekipore suksese të jashtëzakonshme për rrethanat në të cilat zhvillohet sporti në Kosovë. Rogana ka nxjerrë një numër atletësh të cilët i kanë sjellë Kosovës dhe Shqipërisë rezultate të dalluara edhe nga garat ndërkombëtare.